Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova (Foto)

03.09.2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova (Foto)
Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova (Foto)

Jo të gjitha projektet infrastrukturore të miratuara në Samitin e Vjenës u bën publike pas mbylljes së punimeve. Referuar një dokumenti zyrtar të hartuar nga BE, që KosovaPress ka mundur të sigurojë, për vendet e Ballkanit Perëndimor zbulohet se është rënë dakord me financim të Bashkimit Evropian për një sërë rrugësh; hekurudhash, portesh e areportesh që lidhin vendet e Ballkanit me njëri-tjetrin.

Në këtë raport BE vëren se: “Axhenda e konjektivitetit (ndërlidhjes) do të sjellë qarkullim dhe shërbime më të lira për Ballkanin Perëndimor. Kjo nga ana tjetër do të rris mundësitë dhe potencialin që ka rajoni për të krijuar vende të reja pune. Po ashtu, e gjitha kjo do të çojë në një të ardhme të sigurisë energjetike dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

Projektet

Në total kostoja e projekteve të financuara nga BE për ve ndet e Ballkanit Perëndimor për vitet 2014-2020, kap shifrën e 1 bilion eurove (1 mld euro). Janë 10 projekte të rëndësishme nga të cilat përfitojnë të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa, kostoja totale e gjithë këtyre projekteve (bashkë me financimin e BE) mendohet se arrin në 7 miliard euro, ndërsa ndërtimi i këtyre korridoreve pritet të krijojë 200 mijë vende pune. Pjesa prej 1 miliard euro do të jepen për periudhën 5-vjeçare (deri në vitin 2020) nga fondet e Komisionit Evropian përpara anëtarësimit, (fondet IPA). Pjesa tjetër do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve por edhe nga vetë shtetet anëtare, (totali shkon në 7 mld euro).

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka vendosur që të fusë në rrjetin evropian të transporteve (që konsiderohen si rrjet i financuar dhe mirëmbajtur prej BE) tre korridore:

1.Korridori Mesdhetar,- që nis në Kroaci e përfundon në Igumenicë, në Greqi, duke kaluar nà «për Mal të Zi dhe Shqipëri. Itinerari i këtij korridori është: Rijeka – Zagreb – Tivar – Tirana/Durrës – Igoumenicë. Ky korridor do të ketë dhe aneksin Beograd/Sarajevo – Ploce; Rijeka – Ploce.
2. Korridori i dytë do të jetë Korridori Orient/Medheu Lindor. Itinerari i tij do të jetë: Budapest – Beograd – Podgoricë – Tivar || Beograd – Nish – Kumanovë/ Prishtinë – Shkup –Selanik.

3.Korridori i tretë është ai Danubian, i cili ka itinerarin: Vukovar – Novi Sad – Beograd – Drobeta-Turnu Severin/Brçko

Ndër projektet prej të cilave përfiton Kosova, përmendet financimi për:

1. Rikonstruksionin e rrugës Nish-Prishtinë

2. Autostrata Prishtinë-Shkup;

3. Hekurudha Kraljevo – Prishtina – Gorce Petrov

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë-Kosovës dhe Serbisë.

Ky projekt apo investim do të mundësojë vënien në funksion t ë kanaleve, urave dhe tunele të vjetërsuara përgjatë Fushë Kosovë– në kufi me Maqedoninë, rrugë që do të zëvendësohen ose do të rinovohen. Financimi i BE është 80 milionë euro.

Rrjeti hekurudhor në Kosovë do të lidh Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Sistemet e transportit të hekurudhave në Kosovë ndërlidhen me ato të Maqedonisë dhe Serbisë. Përafërsisht janë 64 km pista hekurudhore që do të rehabilitohen plotësisht. Lidhja hekurudhore me Serbinë nuk është më në funksion ( Fushë Kosovë- Podujevë) që kur u shemb tuneli i Merdares, në kufi në vitin 1990 , duke prerë kështu lidhjet mes pasagjerëve dhe mallrave nga Prishtina në Beograd.

Rruga do të rinovohet në tri faza:

1.Fushë Kosovë- në kufi me Maqedoninë

2. Fushë Kosovë – Mitrovicë

3. Mitrovicë- në kufi me Serbinë

Të tre këto seksione do të përfundojnë në vitin 2020 . Kjo rrugë ofron transport të sigurt dhe efikas për 50 % të popullsisë në Kosovë. Parashikohet që në vitin 2040 numri i pasagjerëve në këtë rrugë hekurudhore për në Kosovë mund të arrijë një milion ndërsa mallrat në 206.8 milion ton / vit. Një investim prej 80.9 milion euro që pritet të sjellë në ekonominë e vendeve ku do të kalojë dyfishin e kësaj shume.

Sa i përket projekteve energjetike përmendet ai mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një investim prej 49 milion euro. Në përfundim të këtij projekti që parashikohet në vitin 2016, do të përfitojnë elektricitet 800 mijë njerëz dhe biznese në Shqipëri.

Në raport theksohet gjithashtu se: Vizioni për Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit (Trans-European Transport Netëorks (TEN-T), konsiston në rrugë, hekurudha, porte, aeroporte, të cilat shihen si çelësi i suksesit jo vetëm për integrimin mes vendeve anëtare dhe njerëzve të tyre por gjithashtu për të nxitur zhvillimin ekonomik. Korridoret kryesore sapo të perëndojnë do të sjellin një transport me cilësor për qytetarët dhe bizneset, gjë që sjell më tej integrimin brenda rajonit dhe po ashtu dhe me BE-në. Projektet prioritare do të ndihmojë në heqjen e pengesave, do të nxisin ndërveprimin mes shteteve, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e lidhjeve të munguara ndërkufitare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare