Xiaomi” do të prodhojë masivisht makina elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024

E publikuar: 20/10/2021 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi kryesor kinez i smartfonave “Xiaomi“ do të prodhojë në masë automjetet e veta në gjysmën e parë të vitit 2024, njoftoi kryeekzekutivi Lei Jun në një veprimtari me investitorë të kompanisë të martën.

“Xiaomi” shpalli në mars se do të investojë 10 miliardë dollarë në sektorin e ri të makinave elektrike gjatë 10 viteve të ardhshme, duke u bërë kompania e fundit e teknologjisë që hyn në këtë sektor.

Duke vënë në dukje se makinat elektrike janë zhvendosur nga industria e makinerive në industrinë e informacionit, Lei tha se futja e “Xiaomi” në biznesin e automobilave nuk është ” të shijojë dritën e vëmendjes”. Nëse “Xiaomi” nuk ndjek prirjen, “do të eliminohet”, shtoi ai.

Nga telefonat e zgjuar deri te pajisjet e zgjuara shtëpiake dhe zyrat e zgjuara, kompania ka krijuar një ekosistem plotësisht inteligjent, i cili pritet të jetë shumë i zgjerueshëm duke u integruar me makinat elektrike.

Pas njoftimit, çmimi i aksioneve të listuara në Bursën e Hong-Kongut të “Xiaomi” u rrit me 5.39 për qind, duke arritur në 22.5 dollarë hongkongas të martën.