VV: Dardania në mbështetje të Shpend Ahmetit

E publikuar: 15/11/2017 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në lagjen Dardania, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sipas një komunikate të VV-së, mori mbështetje të madhe nga banorët për të vazhduar me qeverisjen e kryeqytetit për katër vitet e ardhshme.

“Programi jonë ka për qëllim që qytetarët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës të ndihen të barabartë në pranimin e shërbimeve. Asnjë banor nuk duhet që të udhëtojë deri në qendër apo në lagje të tjera larg lagjes së tij për ta përdorur një fushë sporti, një park apo ndonjë rekreacion tjetër. Çdo banor duhet t’i ketë shërbimet shënde­tësore të barabarta me të tjerët, në lagjen e vet”, ka thënë Ahmeti.

Zotimet tona për investime në lagjen Dardania, tha Ahmeti, kanë brenda vetes edhe kërkesat e drejtpërdrejta të banorëve, si:

– Rregullimi i parkingjeve për banorët e lagjes, përmes projektit që do ta zbatojmë me ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”;

– Rregullimi i hyrjeve të ndërtesave kolektive, përmes projektit që po zbatohet nga Ndërmarrja Publike Banesore;

– Rregullimi i hapësirës tek Kroji i Bardhë

– Ndërtimi i fushës sportive;

– Mbjellja e fidanëve mes Termokosit dhe Stacionit të Autobusëve