Vuçiqi lajmërohet me një foto në Instagram pasi u ndalua të hyjë në Kroaci

E publikuar: 17/07/2022 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi qeveria kroate ia ndaloi atij vizitën në Jasenovac dhe Pakrac.Vuçiq shkroi dy fjali në Instagram, duke publikuar një fotografi.

“Vetëm bëjeni ju punën tuaj. Do të jetojë populli serb dhe kurrë nuk do të harrojë”, ka shkruar ai.

Qeveria kroate thotë se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci.Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.