Vuçiq tregon si iu kërcënua në Bruksel Çollakut për Gjuriqin

E publikuar: 28/03/2018 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën dhe për ato që ai ia ka quajtur raporte të zyrtarëve nga Prishtina me Marko Gjuriqin, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqiq në tv prva, transmeton Koha.net, e ka përshkruar atë që sipas tij kishte ndodhur në Bruksel gjatë rundit të fundit të bisedimeve në Bruksel:

“Kemi pasur takim dhe darkë në Bruksel. Marko ishte me mua, ne të dy e përfaqësonim Serbinë. Në një moment (Bekim) Çollaku (shef i stafit të presidentit Thaçi) e kërcënoi Gjuriqin, i cili bëri një koment pa fjalë, vetëm me mimikë. Atëherë unë nga gjysma e tavolinës i thashë ’është hera jote e fundit që t’i kërcënohesh dikujt, kjo nuk është mënyrë bisedimi, nëse vazhdon kështu, nuk do të punosh më këtu’. Është e qartë se ka një mos durim ndaj Gjuriqit, ai është këmbëngulës, ka shkuar shumë herë në Kosovë, por s’i ka ra ndër mend se mund t’i ndodhte ajo “, ka thënë Vuçiq./koha.net/