Vuçiq para mediave pas takimit: Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin

E publikuar: 27/02/2023 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për media pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se ka insistuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që në fund nuk kanë arritur tek marrëveshja.

“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Vucic tregoi se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë