Vuçiq flet për fatin e tij: Zgjidhja për Kosovën do të jetë fundi im politik

E publikuar: 07/05/2018 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se cilado që të jetë zgjidhja për Kosovën serbët nuk do t’ia falin kurrë. Në Serbi, sipas tij, festohen vetëm humbjet dhe luftërat e jo e ardhmja më e mirë e serbëve
Ai ka theksuar se nuk është i gatshëm ta dorëzojë Kosovën për asgjë, por ka thënë se ai e di se cilado që do të jetë zgjidhja, ai do të jetë fundi i tij në politikë, sepse serbët nuk do t’ia falin kurrë ardhmërinë e tyre më të mirë.

“Serbët janë të tillë. Serbët asnjëherë nuk do ta falin të ardhmen e tyre më dhe paqen. Pra në Serbi, festohen vetëm humbjet dhe luftërat”, ka thënë Vuçiq për Kurir.

I pyetur se pse mendon kështu, Vuçiq ka thënë sepse i njeh mirë serbët.