Vrasja e paralajmëruar e Hekuranit dhe rrëfimi për qytetin e haraçit

08.09.2015 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vrasja e paralajmëruar e Hekuranit dhe rrëfimi për qytetin e haraçit

Bernard Perlazri, katër net pasi u lirua nga paraburgimi dyshohet se bashkë me katër persona tjerë, në një përleshje me armë në Bazhderhane të Prizrenit, e la të vrarë Hekuran Morinën, personin që në muajin janar e denoncoi atë në polici për zhvatje dhe haraç. Gjatë këtij incidenti, të plagosur mbeten vëllai i Hekuranit, Fadil Maloku, një shoqërues i tyre dhe një tjetër kalimtar i rastit. Dy të fundit janë në gjendje stabile, përderisa Fadili ende po lufton me jetën në QKUK. Ky është versioni i familjes Morina. Prokuroria i konfirmon këto dyshime. Ndërkohë Gjykata Themelore e arsyeton vendimin e tyre se pse u lirua i dyshuari nga paraburgimi. E Policia po kryen bastisje për t’i kapur të dyshuarit. Ndërsa familja Morina, të martën, i jep lamtumiren e fundit djalit të tyre në orën 18:00, duke e varrosur në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Një karrige e mbuluar me peshqir të bardhë dhe mbi të një buqetë lule, janë të vendosura përpara derës së shtëpisë së familjes Morina në lagjen Ortakoll të Prizrenit. Aty nuk mungon as fotografia me shirit të zi e Hekuran Morinës. Familjarë, miq dhe të afërm tjerë vazhdimisht po hynë e dalin në të pamën e Hekuranit, i cili mbeti i vrarë të hënën mbrëma në një konflikt me armë te rrethi i lagjes Bazhderhane. Ata, po ashtu, po i luten Zotit për shëndet dhe jetë të Fadilit, vëllait tjetër, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë ngjarje.

Vetëm Emini, kushëriri i tij, i përmbahet dhimbjes dhe pranon të rrëfejë versionin e familjes Morina. Ai thotë se ky konflikt kishte nisur që në Janar të këtij viti. Sipas tij, i dyshuari kishe shkuar dhe kishte kërkuar reket 70 mijë euro te viktima, e që gjoja ky është borxh që djemtë e kanë trashëguar nga babai i tyre, Beg Morina, i cili kishte ndërruar jetë vetë muaj më parë.

“Këta djemtë e kanë kuptuar që baba i tyre nuk ka lenë kurrfarë borxhi dhe kanë thanë reket nuk japin. Ata kanë thanë kemi dëshmi, e qato kanë dalë të rrejshme edhe në gjykatë”, rrëfen Emini për Gazetën Express.

“Tani (në Janar) ata kanë dalë e ja kanë nxanë rrugën Hekuranit me katër kerre dhe e kanë rrahë e i kanë thanë prapë se gjoja ata kanë dëshmi për borxh”, tregon kushëriri i viktimës, duke pretenduar se të njëjtat dëshmi janë bërë ekspertizë edhe në Kroaci dhe kanë rezultuar të falsifikuara.

“Ata janë të njohur në Prizren. Janë të njohur për Policinë, prokurorinë edhe gjykatat në Prizren”, rrëfen tutje Emini, duke ju referuar të dyshuarave për vrasjen.

Se Bernard Perlazri është i njohur për Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat e Prizrenit, e konfirmojnë zyrtarisht edhe të tria këto organe.

Bernard Përlazri nga fshati Velezhë e Prizrenit ishte arrestuar në Mars të këtij viti, bashkë me dy persona tjerë, të dyshuar për mitmarrje, zhvatje dhe haraç. Ndaj dy të fundit prokuroria nuk kishte caktuar asnjë masë, ndërsa Perlazrit iu caktua ajo e paraburgimit, e cila i zgjati gjashtë muaj. Ai u lirua në mbrojtje në liri, të enjten, me 03 Shtator, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e 4 ditë pas, dyshohet se doli dhe qëlloi me plumba duke e lënë të vrarë Hekuran Morinën, e duke i plagosur tre të tjerë, njëri prej tyre kalimtar i rastit. Nga ky konflikt i së hënës rreth orë 20:30, mbeti i plagosur rendë edhe vëllai i tij Fadili, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rendë e në rrezik për jetë, nga plagët e marra.

Përlazri në vendin e krimit në lagjen Bazhderhane të Prizrenit, dyshohet se ishte i shoqëruar edhe nga 3 persona tjerë. A.P., dhe L.P., të dy familjarë të të dyshuarit kryesorë për vrasje dhe një tjetër person i cili ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes sipas Prokurorisë janë gjetur dy armë zjarri, ndërsa të martën në mesditë është gjetur edhe vetura e tipit “Jeep” e cila dyshohet se u përdor kur u krye vrasja.

“Sipas dyshimeve të para ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimave deh të dyshuarve të cilët për momentijn janë të pa kapshëm nga ana e Policisë”, sqaron rastin Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

“Sipas informatave që kemi nga makina e të dyshuarve kanë zbritur tre persona të armatosur dhe një tjetër për të cilin nuk dihet nëse ka qenë i armatosur ose jo”, tregon tutje Syla, duke përmendur faktin se i dyshuari kryesor ishte liruar vetëm pak ditë më parë nga ana e Gjykatës Themelore e Prizrenit.

“I dyshuari kryesor është liruar javën e kaluar pasi ka qenë në akuzë. Gjykimi po vazhdon. Por në seancën e fundit është ndërpre masa e paraburgimit edhe pse Prokurori i rastit e ka kundërshtuar këtë kërkesë të mbrojtjes. Por gjykata është e pavarur dhe e ka marrë një vendim të tillë”, thotë kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Nga ana tjetër Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prizrenit ka sqaruar për Gazetën Express se si ka ardhur deri të vendimi për lirim nga paraburgimi i të dyshuarit Bernard Përlazri.

“B.P. prej datës 23 mars deri me 3 shtator ka qenë nën masën e paraburgimit. Prej 3 shtatorit atij iu është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, dhe është paraqitur në njërën seancë, ndërsa ishte caktuar edhe data për seancën tjetër”, thotë Kicaj.

“Vepra penale që ngarkohej i dyshuari ishte detyrim në bashkë kryerje në tentativë nga neni 340 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 28 të kodit penal të Kosovës”, sqaron tutje për Gazetën Express zëdhënësja Afërdia Kicaj.

Por, që i dyshuari Berndar Përlazraj ishte liruar nga masa e paraburgimit, togeri i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, thotë se nuk kanë qenë në dijeni.

“Policia nuk e ka pasur këtë informacion për lirimin e këtyre personave që me parë janë arrestuar për dyshimet për detyrim dhe zhvatje”, thotë Gashi.

Ai konfirmon se pikërisht, tashmë i ndjeri, Morina e kishte denoncuar Përlazrin në Polici për të njëjtin rast për të cilin dyshohet se edhe ndodhi vrasja.

Gashi, po ashtu, tregon se Policia e Kosovës po vazhdon të marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ta hetojë deri në fund rastin. Sipas tij, deri me tash nuk kanë rezultuar me ndonjë të dyshuar të arrestuar edhe pse kanë kryer bastisje në 4 lokacione të ndryshme.

Përderisa organet e drejtësisë po e kryejnë punën e tyre, janë familjarët Hekuran Morinës ata që tashmë e kanë humbur besimin në drejtësinë në vend.

“Drejtësisë ja kemi besu rastin. Por dështoj”, thotë i zhgënjyer kushëriri i tij, Emin Morina.

Ndryshe, viktima e këtij konflikti të armatosur në Prizren, 40 vjeçari, Hekuran Morina varroset të martën në varrezat e qytetit të Prizrenit. /GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës