Vrasja e grabitësit të argjendarisë, drejtori i Policisë së Kosovës shkon në vendin e ngjarjes

E publikuar: 30/11/2023 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është ndërmarrë një aksion për t’i vënë në pranga grabitësit të cilët ditë më parë plaçkitën një argjendari në qytetin e Suharekës.

Nga vendi i ngjarjes zyrtarët policorë i kanë larguar banorët e lagjes për në ambiente të sigurta.

Gjatë këtij aksioni, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Ditëve të fundit Policia ka arrestuar tre të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është liruar në procedurë të rregullt.