Von Cramon i përgjigjet Vuçiqit që e quajti naziste: Regjim autoritar – gjynah, serbët meritojnë më mirë

E publikuar: 15/10/2023 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i është kudërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq e quajti raporteuesen Von Cramon naziste e vitit 1943.

Von Cramon tha se me këtë ai e tregoi dobësinë e regjimit të tij autokratik.

“Duke më krahasuar me nazistët e vitit 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët serb meritojnë më mirë,”

“Aleksandër Vuçiq e di që unë jam miku më i madh i Serbisë demokratike. Pra, të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë për ta afruar atë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian.” – shkruajti ajo në X.