Vllahiu: Kolovicën e harroi Vetëvendosje por jo drejtorët e AAK-së

E publikuar: 07/10/2017 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar Kolovicën e Vjetër.

Këtë pjesë të qytetit, Vllahiu e quan si tërësisht të harruar nga komuna.

“Në Kolovicën e Vjetër. E mbuluar me bërllok, me fëmijët që e kanë lënë shkollën e kësaj pjese për të vijuar mësimet në pjesë tjera të qytetit, me rrugët pa trotuare e rrezikun nga qentë. Pa asnjë mbështetje të qeverisë aktuale të kryeqytetit, hiq bashkëpartiakët. Prishtina shtrihet në të gjitha pjesët e saj, por pushteti e ka harruar”, ka thënë Vllahiu.