Visar Ymeri ofendon Isa Mustafën: E quan dinak dhe të poshtër

27.08.2015 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Visar Ymeri ofendon Isa Mustafën: E quan dinak dhe të poshtër

Sa qesharak e naiv, aq edhe dinak e i poshtër. Kështu thotë për Kryeministrin Isa Mustafa lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Sipas tij, Isa Mustafa, në deklarimin e tij të fundit për Zajednicën, e barazon Republikën e Kosovës me Serbinë e Millosheviqit, duke tërhequr paralele mes represionit fashist gjenocidal të Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe mënyrës se si janë trajtuar serbët në Kosovë deri në themelimin e Zajednicës.

“Thelbësisht kjo mënyrë e të menduarit është identike me ligjërimin, gjithnjë të falsifikuar të pushtetit dhe akademisë së Serbisë, se serbët o qeverisen nga Beogradi o shtypen e përndiqen”.

“Sigurisht se na kujtohet: kjo mendësi është përdorur gjatë viteve të ’80-ta për ta arsyetuar pastaj suprimimin e autonomisë së Kosovës më 1989. Serbët po përndiqen, dhunohen, e po dëbohen nga shtëpitë e tyre në Kosovë, prandaj Serbia duhet të ndërhyjë që t’i shpëtojë ata, thoshte Qosiqi, pastaj Millosheviqi, etj. Dhe tash Isa Mustafa, duke e përdorur të njëjtën “frikë” të serbëve të Kosovës nga shqiptarët, po i arsyeton kompetencat përfaqësuese e ekzekutive të Zajednicës (paradoksalisht duke e pranuar atë që deri dje thoshte se nuk ekziston), me fjali sikur “kanë të drejtë të shërohen si duan vet’”.

Ymeri thotë se këtu fshihen bashkë, së pari, mendësia hegjemone e Serbisë (kudo që ka serb do të ketë institucione serbe). E pastaj racizmi (mjek i mirë për serbët është vetëm mjeku serb).

“Mosbesimi absolut në vet shtetin e Kosovës kryeministër i së cilës deklaron se është (se ne kurrë nuk mund të ndërtojmë shëndetësi efikase në Republikën tonë). Dhe së fundi naiviteti (se mënyrën e të shëruarit po e caktojka pacienti, e jo eksperti mjekësor). Kjo zgjerohet pastaj në secilën fushë, në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat mekanizma”.

“Kështu pra, sipas Mustafës, edhe arsimin do të duhej t’ia lëmë Serbisë se e ka sistemin më të mirë; energjinë gjithsesi; telefoninë ta kenë kompanitë e Serbisë se janë më të mira; gjyqësinë, sepse ne e dëshmuam se nuk mund të ndërtojmë gjyqësi efikase dhe serbët e Kosovës janë të sigurtë vetëm nëse gjykatësi është serb; e njëjta vlen edhe për policinë; po edhe për zhvillimin ekonomik e social, gjë në të cilën serbët mund të ndihen të sigurtë vetëm nëse këtë ua garanton Serbia përmes Zajednicës, gjë për të cilën natyrisht se Zajednica duhet t’i ketë kapacitetet nën menaxhim. E kështu me radhë”.

“Isa Mustafa, më herët u bë apologjeti kryesor i Jabllanoviqit, duke u munduar ta relativizojë secilën deklaratë të tij, deri sa u detyrua ta shkarkojë atë. Tash po flet sikur President i Zajednicës, e jo si kryeministër i Kosovës”, është shprehur Visar Ymeri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit