“Vipat e Bllokut” sulmojnë Viola Spiron, reagon nëna e saj

E publikuar: 30/12/2016 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vipat e Bllokut” nuk rreshtin së postuar foto të personazheve publike që kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Kësaj radhe “viktima” ka qenë Viola Spiro ku në qendër ka qenë ndryshimi i saj tek dhëmbët.

Por një koment jo të zakonshëm ka bërë mamaja e saj, Brunilda Spiro e cila është irrituar shumë nga kjo gjë. Ajo u drejtohet administratorëve të kësaj faqeje, se të paktën të postojnë fotot e atyre që kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale me të vërtetë, e jo të ekzagjeroni dhe jo të bëjnë njerëzit me defekte kur ata nuk kanë.

Ajo shkruan gjithashtu se është përpjekur që t’u mësojë vajzave të tyre që në këtë botë ka njerëz të mirë, por sipas saj pasojat e përpjekjeve që ata të jetojnë në këtë Botë janë të mëdha. Duke folur ashtu si çdo nënë do të fliste kur vajza e saj, ajo ka kërkuar që të mos ta shqetësojnë vajzën e saj pasi nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Komenti i nënës së Viola Spiros

 

“Lëreni rehat çupën time, vetëm dhëmbët ka rregulluar pak, mishin e dhëmbëve siç ia ka bërë Zoti dhe unë i ka përsëri dhe ju i bëni njerëzit me komplekse. Ju ia keni vënë në dukje këtë gje si defekt, kur në fakt aty e ka lezetin më shumë , te buzëqeshja e veçantë.

E keni nxjerrë edhe herë tjetër këtë foto, pasi e kish postuar vetë çupa, pasi i kish rregulluar dhëmbët dhe e tha vetë. Ju nxirrni ato që kanë bërë vërtet meqë trumbetoni se jeni të vërtetë, por jo t’ bëni njerëzit me defekte ku nuk kanë. Po ju them diçka që më del nga zemra si nënë, mos e trazoni kot vajzën time se është si e ka bërë nëna, sepse nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje, se i keni rënë në qafë kot, nëse ka bërë, gjilpëra ju bëfshin, por meqë i bini në qafë kot, ju bëfshin juve gjilpëra, jo për plastikë, po ndryshe…