Lajmet

Vetëvendosje inskenoi pankartat kundër Thaçit në “Ditën e Mollës”?

20.09.2016 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje inskenoi pankartat kundër Thaçit në “Ditën e Mollës”?

Lajmi i publikuar se presidenti Thaçi nuk është mirëpritur në Kovragë të Istogut, i ilustruar me disa pankarta, po del të jetë inskenim i një aktivisti të Vetëvendosjes nga ky fshat.

Safet Blakaj, organizator i manifestimit tradicional “Dita e mollës”, njëherësh kryetar i shoqatës së pemëtarëve të Kovragës ka demantuar këtë lajm, duke thënë se asnjë pankartë e tillë nuk ka qenë në manifestim dhe as që ka ekzistuar. Ai e ka quajtur këtë inskenim, sepse presidenti Thaçi jo vetëm që është mirëpritur, por edhe i është ndarë mirënjohje për kontributin e tij për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Istogut.

“Jo, nuk është e vërtetë se në manifestimin tradicional “Dita e mollës”, ka ekzistuar ndonjë pankartë e tillë kundër presidentit Thaçi, të cilit pemëtarët e Kovragës i janë shumë mirënjohës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Është thjesht inskenim i Vetëvendosjes, i bërë sa për disa foto për t’ia përcjellë pastaj medieve, foto të bëra në pronën e një aktivisti të tyre, me shumë se 1 kilometër larg manifestimin. S’ka asgjë të vërtetë në atë lajm”, ka thënë Blakaj .

 Indeksonline ka kontaktuar për media edhe kabinetin e presidentit Thaçi, të cilët gjithashtu kanë demantuar këtë informacion. “Nuk e dimë për çka e keni fjalën. Asnjë pankartë e tillë nuk është parë sot në Kovragë. Për më tepër, nga pemëtarët e Kovragës i është ndarë mirënjohje presidentit Thaçi për kontributin e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kovragë dhe Istog”, ka thënë Adil Behramaj nga kabineti i presidentit Thaçi.

I pyetur nëse mund të jetë ky një inskenim i Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos dashur të komentoj Behramaj ka thënë se është tërësisht e parëndësishme të merremi me “aktrimet” publike të të tjerëve, të cilat mund t’i bëjnë për qëllime politike.

14408288-10154121120278541-1295060865-o-768x432

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje