Veseli: Udhëheqim bindshëm në komunat më kryesore të Kosovës

E publikuar: 22/10/2017 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij ka fituar bindshëm në shumicën e qyteteve kryesore në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Qytetarët e Kosovës në mënyrë plebishitare kanë votuar për orientim perëndimor”, tha Veseli në konferencë për media.

Ai tha se në tre nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës janë të parët.

“Udhëheqim bindshëm në komunat më kryesore të Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa, në dhjetë komuna jemi në balotazh”, shtoi Veseli duke u shprehur shumë i sigurt se do t’i fitojnë në raundin e dytë.

Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Vushtrria, Klina, Kaçaniku dhe Shtimja janë komunat të cilat Veseli i konsideron si të fituara, ndërsa tha se Skenderajin dhe Drenasin i kanë fituar pa balotazh.