Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut (Foto)

E publikuar: 06/11/2022 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
flamuj-Mitrovice lagja e boshnjakeve

Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Mitrovice lagja e boshnjakeve
Mitrovice lagja e boshnjakeve

Siç raporton RTV Dukagjini që gjendet në veri, një veturë e policisë është parë duke iu qëndruar afër.

Ndërsa, përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe në ora 12 në veri, vetëm se kanë filluar.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Pas vendimit për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarët policorë, punonjësit e gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan-it.

flamuj-Mitrovice lagja e boshnjakeve
flamuj-Mitrovice lagja e boshnjakeve