Vendimi i Kushtetueses mundëson ngritjen e objektit për fëmijët me autizëm, sindrom down dhe nevoja të veçanta2

E publikuar: 30/04/2026 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konfirmuar si të ligjshëm vendimin e Qeverisë për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë.

Sipas vendimit, 13 hektarë tokë të Komunës së Graçanicës u shpallën pronë me interes publik dhe u caktuan për përdorim nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për nevoja të ndërtimit të kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”.

Reagimi i plotë i Halil Kastratit:

GJYKATA KUSHTETUESE FOLI!

Sot është një ditë që do ta mbajmë mend gjithë jetën!

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim pozitiv për parcelën ku do të ngrihet Qendra Rezidenciale për Fëmijët me Autizëm, Sindromë Doën dhe Nevoja të Veçanta!

Një vit pritje.

Një vit shpresë.

Një vit lotësh nga shumë prindër që na pyesnin çdo ditë:

“Halil, kur fillojnë punimet?”

“A ka shpresë për fëmijën tonë?”

Sot kemi përgjigjen:

PO, KA SHPRESË!

PO, DO TË FILLOJNË PUNIMET!

Qendra rezidenciale do të bëhet realitet!

Hapi tjetër fillon Tani, dhe nuk do të ndalemi derisa dera e kësaj qendre të hapet për fëmijët tanë të dashur!

E lusim Zotin të na japë jetë dhe shëndet, që ta realizojmë këtë projekt sa më shpejt!

Jetimat e Ballkanit 17 vite shërbim, një mision në sherbim të nevojtarëve!

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!