Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja Vjosa Osmani po zhvillojnë takim sonte.
Burime të Kosovapressit thanë se i kanë parë Abdixhikun dhe Osmanin në një restorant në Prishtinë, rrugës për Gërmi, i cili shihet edhe në këtë fotografi të siguruar nga KosovaPress.
Abdixhiku tashmë e ka bërë publike qëndrimin partiak për kthimin e Osmanit në LDK.
Ndërkohë, Osmani kohët e fundit i ka intensifikuar takimet me qytetarë, por ende nuk është deklaruar se a do t’i bashkohet LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.


















