Veliaj pezullon lejet e ndërtimit hetim “firmave” që vuri Basha

01.08.2015 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veliaj pezullon lejet e ndërtimit  hetim “firmave” që vuri Basha

Vendimet e para në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka i ka marrë lidhur me ndërtimet. Veliaj ka vendosur për pezullimin e ndërtimeve deri në hartimin e një plani për zhvillimin e territorit si dhe auditimin e të gjitha lejeve të dhëna nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha.

Bashkia ka firmosur sot me Ministrinë e Zhvillimit Urban një marrëveshje për bashkëpunim që do të sjellë hartimin e një plani që do të jetë gati brenda vitit të parë të këtij mandati.

“Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit t Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban”, tha Veliaj. “Na duhet që shumë më shpejt se sa fundi i mandatit, ne të kemi një plan të mirëfilltë zhvillimi për Tiranën, që pastaj pjesën tjetër të mandatit të vëmë në zbatim këtë plan e të shikojmë një boom ekonomik, për të cilin Tirana ka humbur shumë kohë në këto katër vitet e fundit.”

Kreu i bashkisë nënvizoi se, Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një verifikim të të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna deri më tani nga bashkia e mëparshme, për të parë ligjshmërinë e tyre. ​Sipas tij, kjo do të shërbejë për t’u siguruar që, nëse ka parregullsi, ato të trajtohen ligjërisht.

“Inspektorati i Ndërtimit dhe Policia Bashkiake do të bëjnë verifikimet dhe disiplinimin e territorit që tashmë kemi trashëguar. Kjo të thotë të gjithë verifikimin e ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë, për t’u siguruar që nëse ka parregullsi, parregullsitë do të trajtohen ligjërisht, por edhe për t’u siguruar që këto parregullsi dhe kjo sjellje e shkeljes konstante të çdo parimi urbanistik, dhe të çdo parimi të bashkëjetesës në komunitet të mos jetë një modë që vazhdon në Bashkinë e re të Tiranës, për të vendosur një standard të ri”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se, nuk bëhet fjalë për të pasur një plan se ku do ndërtohen pallatet e Tiranës. “Por, për të pasur një plan të mirëfilltë zhvillimi, se ku do të jenë parqet e reja të Tiranës, zonat e reja ekonomike të saj dhe ku do të jenë zonat me ekskluzivitet bujqësor të. Pra, kalojmë nga logjika e planeve të lejeve të ndërtimit, tek logjika e planit të zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, ku mbahen parasysh të gjitha ato elementë që sjellin zhvillim, të gjitha industritë apo fushat e tjera të zhvillimit, si bujqësia dhe turizmi”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë sqaroi se, “sot jetojmë në një realitet të ri dhe na duhet një plan përtej ish-vijës së verdhë dhe një plan që përqafon të gjithë zgjerimin e Tiranës në një koncept modern, me ekspertizë dhe me integritet profesional, për të ofruar Tiranën e konceptuar në 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme dhe jo një Tiranë të qokave të një mandati apo të një procesi të caktuar politik”.

Nga ana e saj, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermni, theksoi se ka ardhur koha e përfundimit të një kaosi në zhvillimin e territorit dhe zhvillimin urban në Shqipëri.

“Tashmë, njësitë e reja vendore me hapësirat dhe mundësitë që kanë, me kapacitetet njerëzore dhe resurset që kanë, në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, me ekspertizë të huaj dhe kombëtare do të hartojmë planet e tyre që do të shërbejnë si burim apo si bazë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social të këtyre njësive”, theksoi Gjermeni.

Me reformën e re administrative, territori i Bashkisë së Tiranë është zgjeruar me 24 herë.

/shqiptarja.com)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare