Vela: Qeveria serbe synon ta prishë të gjithë procesin zgjedhor në komunat veriore

E publikuar: 17/04/2023 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë është duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhjet lokale në komunat veriore të Kosovës, që priten të mbahen më 23 prill.

Vela, ka reaguar kështu pas një kumtese të lëshuar nga qeveria serbe për zgjedhjet në komunat veriore.

“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Në komunikatën në fjalë nga qeveria serbe pretendohet se nuk do të ketë ambient të sigurt për zgjedhjet në veri.