Vdiq Ben Gillman, kongresmeni që i ndihmoi Kosovës për të fituar lirinë

E publikuar: 19/12/2016 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish –senatori Benjamin Gilman, republikani nga New York’u, i cili ka udhëhequr Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjatë viteve 90’të, ka vdekur në moshën 94 vjeçare më 17 dhjetor.
Gillman ishte njëri nga të parët kongresmenë që i ka ndihmuar Kosovës duke kërkuar ndaljen e represionit serb.

Interesimi i tij për Kosovën ishte shfaqur edhe para viteve 90’të. Por, Gilaman bashkë me kongresmenin Tom Lantos në vitin 1992 kishin bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës me anë të një rezolute.

Po ashtu, ai edhe në vitin 1994 kishte sponsoruar një rezolutë duke i bërë thirrje Presidentit Bill Clinton që të bënte një raport për gjendjen në Kosovë duke kërkuar miratimin e rekomandimeve për mbrotjen e të drejtave të kosovarëve përfshirë mundësin e vendosjes së një protektorati ndërkombëtar për Kosovën bashkë me Kombet e Bashkuara dhe BE’në.

Gilman ishte zgjedhur në Kongres në vitin 1972 ku ka shërbyer deri në vitin 2003. Ai ka përfaqësuar Hudson Walley në veri të New York City. Gillman ka lindur në 1922 në New York nga prindër me origjinë hebraike -austriake.