Lajmet

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

21.10.2026 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Mungesa e medikamentit Palbociclib për rreth katër muaj dyshohet se është pasuar me përkeqësim të gjendjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila nuk kishte mundësi ta blinte vetë barin që kushton deri në 1 mijë e 800 euro.

Një paciente me kancer të avancuar të gjirit dhe metastaza në organe të tjera ka vdekur pasi kishte mbetur për rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib, për shkak të mungesës së saj në Klinikën e Onkologjisë dhe pamundësisë për ta blerë vetë, thotë një organizatë për pacientët me kancer.

Palbociclibi, që përdoret në trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit, mungoi për rreth katër muaj në Klinikën e Onkologjisë, ndonëse është pjesë e Listës Esenciale të Barnave.
Pacientët që detyrohen ta blejnë vetë këtë bar, përballen me kosto deri në 1 mijë e 800 euro.

Në reagimin e publikuar të mërkurën, organizata Renesansa ka njoftuar se pacientja nuk kishte pasur mundësi ta siguronte terapinë për shkak të çmimit të lartë. Gjatë periudhës që mbeti pa trajtim, sipas organizatës, asaj iu shfaqën metastaza të reja në tru.

“Pardje, pacientja që ishte në terapi me Palbociclib dhe ndihej mirë, por që Palbociclibi mungoi për afër katër muaj, nga pamundësia për ta siguruar për shkak të çmimit të lartë të këtij bari, mbeti katër muaj pa terapi, duke shpresuar çdo ditë se do të kishte furnizim. Por, mungesa e terapisë i solli metastaza të reja në tru. Dhe… në fund humbi jetën”, thuhet në reagimin e organizatës. “Sigurimi i barnave esenciale për pacientët onkologjikë, për të gjithë, është detyrë morale e secilit që duhet të veprojë për t’ua zgjatur jetën këtyre pacientëve, duke filluar nga QKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë”.

Furnizimi me Palbociclib ishte rikthyer para nëntë javësh, pas nënshkrimit të kontratës dhe liferimit të barit.

Por, siç raporton mediumi Koha.net, në Klinikën e Onkologjisë, ky bar ka disa ditë që mungon sërish. Ai nuk figuron as në stokun e barnave të publikuar të hënën nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për këtë klinikë.

Për të kuptuar arsyet e përsëritjes së mungesës, mediumi raporton se i ka dërguar pyetje SHSKUK-së, por nuk ka marrë përgjigje.

Por, Palbociclibi nuk është terapia e vetme që ka munguar në Klinikën e Onkologjisë.

Edhe pacientët e tjerë janë detyruar të paguajnë nga xhepi për barna që duhet të jenë të qasshme përmes sistemit publik shëndetësor.

Barnat si, Bikaderi, Avastina, Pembrolizumabi dhe Dabrafenibi kanë munguar për muaj, e çmimet e tyre variojnë nga 80 deri në 1 mijë e 600 euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën