Lajmet

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

21.10.2026 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për ndarjen e katër milionë eurove për ndërtimin e Qendrës së Kujdesit Paliativ në Kosovë. Amendamenti mori katër vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime.

Musliu-Shoshi ka thënë se kërkesa për ndërtimin e kësaj qendre është bërë që nga viti 2019, kur ajo mori për herë të parë mandatin e deputetes. Ajo ka theksuar se nevoja për shërbime paliative në Kosovë është e madhe, duke treguar edhe përvojën e saj personale me humbjen e prindit, kur familja e saj nuk kishte mundësi të siguronte trajtim të tillë në vend.

“Kërkesa ime e parë, apo amendamenti i parë që kam kërkuar, pavarësisht faktit që jemi në rishikim, është ndërtimi i Qendrës së Kujdesit Paliativ në vlerë prej 4 milionë euro, nuk është hera e parë që e kërkoj një ndërtim të një qendre të tillë. Këtë kërkesë e kam nga viti 2019, kur jam për herë të parë deputete, e që prej asaj dite ka udhëhequr kjo qeveri. Ndërtimin e kësaj qendre e kam më shumë nevojë nga qytetarët tanë që më është paraqitur direkt, mirëpo e kam edhe nga përvoja personale që kam kaluar vetë, unë e kam humbur prindin tim, duke qenë me kërkesë që të ketë trajtim paliativ, dhe një gjë të tillë nuk e ka arritur, sepse nuk ka pasur shërbim në Kosovë, jemi detyruar si familje, ashtu siç detyrohen familjet e tjera në Kosovë, që ta trajtojnë vetë dhe në klinika në qytete ku kërkojmë e në këtë rast në Klinikën, pra në Qendrën në Prishtinë”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së ka kërkuar që qeveria ta trajtojë këtë çështje, duke theksuar se ndërtimi i qendrës do të ishte një ndihmë e madhe për familjet që përballen me sëmundje kronike dhe të pashërueshme. Ajo ka propozuar që mjetet të sigurohen nga kontingjenca e Ministrisë së Financave.

“Marr parasysh që shumë familje përballen me të sëmurë, me sëmundje kronike dhe të pashërueshme, dhe nevojën e Qendrës së Kujdesit Paliativ, e që jemi i vetmi shtet në rajon dhe në Evropë që nuk ka qendër paliative, kërkoj që të konsiderohet dhe të trajtohet nga kjo qeveri Kam propozuar që të holla të sigurohen nga Kontigjenca në Ministrinë e Financave, me këtë 28900, dhe siç e thashë, vlera e di që është shumë e vogël, 4 milionë euro, për një ndërtim të një qendre të tillë, mirëpo sado e vogël që është, do të ishte në ndihmë të jashtëzakonshme të shumë familjeve që përballen me të dashurit e tyre, e që janë në momente të fundit të jetës”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën