Lajmet

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

21.10.2026 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të fuqizuar trajtimin e rasteve të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por reformat ende nuk janë përkthyer në praktikë konsistente në sallat e gjyqeve, sipas raportit të dytë të OSBE-së nga Projekti Rajonal i Monitorimit të Proceseve Gjyqësore, të publikuar sot.

Nw njw komunikate pwr media bwhet e ditur se raporti, i cili është pjesë e një programi më të gjerë të OSBE-së për monitorimin e proceseve gjyqësore në rajon i financuar nga BE-ja, shqyrton zhvillimet në gjashtë juridiksione të Ballkanit Perëndimor që nga viti 2024, kur u dhanë rekomandimet e fundit. Ai vlerëson progresin në zbatimin e tyre dhe identifikon prioritetet praktike për një sistem më të drejtë, më efikas dhe më efektiv të drejtësisë penale.

Duke u mbështetur në monitorimin në salla të gjykatave, analizën e vendimeve gjyqësore dhe konsultimet me institucionet gjyqësore, raporti konstaton një pronësi më të fortë institucionale ndaj reformave, duke përfshirë planifikimin strategjik, mjetet e zgjeruara digjitale, trajnimin e specializuar dhe masat për të promovuar një praktikë gjyqësore më të qëndrueshme.

Përmirësimi në publikimin e vendimeve gjyqësore është një shembull i progresit. Gjatë periudhës raportuese, 36 nga 41 aktgjykimet e monitoruara u publikuan online, duke përfshirë të gjitha 20 aktgjykimet e monitoruara të Gjykatës së Apelit. Institucionet kanë ndërmarrë gjithashtu hapa për të fuqizuar shërbimet e interpretimit dhe përkthimit, si dhe për të përmirësuar komunikimin me publikun.

Megjithatë, zbatimi nuk është i njëtrajtshëm. Raporti identifikon sfida të vazhdueshme që lidhen me procedurat e zgjatura, veçanërisht në nivelin e apelit; konsistencën në hartimin e aktakuzave dhe arsyetimin gjyqësor; qasjen në interpretim dhe materialet e përkthyera të lëndëve; si dhe përdorimin e hetimeve financiare, konfiskimit dhe dënimeve plotësuese.

“Raporti njeh progresin e arritur nga institucionet e drejtësisë dhe ndjekjen e rekomandimeve tona. Hapi i radhës është të ndërtohet tutje mbi këtë progres, në mënyrë që reformat të përmirësojnë vazhdimisht mënyrën se si përgatiten, menaxhohen dhe vendosen rastet komplekse,” tha Kahramon Sanginov, menaxher i projektit për komponentin e Kosovës.

Rekomandimet e raportit bëjnë thirrje për përgjegjësi më të qarta institucionale, vazhdimësi më të fortë dhe investime të qëndrueshme në ekspertizën e specializuar dhe burimet operacionale. Theksi vihet në sigurimin që strategjitë, udhëzimet dhe mjetet digjitale të sjellin përmirësime të matshme në trajtimin e përditshëm të rasteve, duke i garantuar e ruajtur të drejtat për një gjykim të drejtë dhe pavarësinë gjyqësore.

Gjetjet dhe rekomandimet do të diskutohen në Forumin Gjyqësor Rajonal në Budvë të Malit të Zi, më 26-27 tetor 2026. Forumi do të bëjë bashkë përfaqësues të lartë gjyqësorë dhe prokurorialë nga të gjitha juridiksionet e projektit për të shkëmbyer përvoja praktike mbi shndërrimin e reformave të drejtësisë në praktikë të qëndrueshme institucionale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Kurti takon komisioneren Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetjen e BE-së për statusin e kandidatit

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Raporti i OSBE-së evidenton përparim dhe mangësi në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën