Vdes një nga personat që u plagos mbrëmë, është i moshës 39-vjeçare

E publikuar: 05/08/2023 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në një lokal të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka për Express.