Ushqimet që ndihmojnë duhanpirësit të pastrojnë trupin nga nikotina

E publikuar: 17/05/2022 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumi i duhanit bën që nikotina të futet në trup nëpërmjet gojës duke kaluar në mushkëri dhe në shtresën e mukusit. Studimet kanë arritur të tregojnë se brenda 10 sekondash pasi thithni nikotinën, arrin në tru.

Disa nga ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina:

Lëngu i karotës: Është i lartë në vitaminë B, C, A, K, dhe detoksifikon trupin, ndihmon për lëkurë të butë, të freskët dhe i jep shkëlqim asaj.

Portokalli: Është i lartë në vitaminë C dhe ushqyes të tjerë, redukton stresin dhe ankthin.

Brokoli: është i lartë në vitaminë B5 dhe C të cilat janë të dobishme për mushkërinë.

Kivi: është i bollshëm në vitaminë C, A dhe E, të cilat janë deficitare në trupin e një duhanpirësi.

Spinaqi: është i lartë në vitamina dhe acid folik, pas konsumimit të tij, shijen e duhanit nuk do t’ju duket e mirë.

Ujë: Sigurohuni që të konsumoni 8-12 gota në ditë, pasi në këtë mënyrë do ndiheni të hidratuar.

Ndaj këshillohet që të konsumoni këto ushqime në qoftë se doni të lini duhanin, ose të paktën për të freskuar trupin dhe pastruar atë nga nikotina e dëmshme.