Ushqimet që ju bëjnë të lumtur, sipas shkencës

26.08.2015 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ushqimet që ju bëjnë të lumtur, sipas shkencës

Për të qenë energjikë, në humor dhe të lumtur duhet të siguroheni që i ofroni trupit tuaj përbërësit më të mirë. Konsumoni frutat si banane, manaferra, por dhe shumë produkte të tjera.

Mos e kërkoni lumturinë vetëm te njerëzit që ju rrethojnë ose te situatat e përditshme. Në fakt, shkenca sugjeron se ju duhet të ushqeheni me produktet e duhura që të shtoni nivelin e mirëqenies dhe atë të lumturisë. Provoni ushqimet që do t’ju japin energji gjatë ditës, do t’ju ulin nivelin e stresit dhe ankthit.

Bananet

Të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me kalium, por çfarë nuk mund të mos dini është se ato gjithashtu përmbajnë një kimikat që ndihmon në rregullimin e humorit. Bananet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B, të cilën nëse e keni në organizëm me nivele të ulëta, atëherë futeni në depresion.

Manaferrat

Disa shije të caktuara te manaferrat kanë një ngjashmëri kimike me acidin valproik, i cili është në shumicën e ilaçeve që u jepen personave që duhet të stabilizojnë humorin. Po ashtu, një tjetër përbërës shumë i shëndetshëm te manaferrat redukton prekjen nga sëmundjet dhe ul nivelin e depresionit.

Goca e detit

Niveli i ulët i zinkut në trup është i lidhur me ankthin, sipas një studimi të kryer nga ekspertët e fushës. Për të qenë të qetë, konsumoni ushqime të pasura me zink, si për shembull gocat e detit.

Çokollata e zezë

ushqimeNjë burim i mirë i antioksidantëve, çokollata e zezë, është sekreti që do t’ju pakësojë kortizolin, hormonin e stresit, sipas një studimi nga revista Shëndeti.

Salmoni

Salmoni është i mbushur me acide omega-3, të cilët përmirësojnë humorin dhe luftojnë depresionin, sugjeron një studim i revistës Kërkimet Farmaceutike.Salmoni gjithashtu i mban flokët të shkëlqyer.

Shafrani

Erëza indiane është një magji e verdhë për t’ju ngritur humorin, për t’ju bërë të lumtur dhe për pasojë për të reduktuar depresionin. Provojeni dhe do ta përfshini gjithnjë në gatimet tuaja.

Çaji jeshil

Një studim japonez zbuloi se stresi psikologjik ishte më i ulët tek individët që pinin pesë ose më shumë filxhanë çaj jeshil në ditë. Megjithatë, edhe sasi më të vogla do t’ju ndihmojnë patjetër.

Mollët

ushqime2Një mollë në ditë mban larg doktorin, thotë shprehja e famshme. Por e vërteta është se kur konsumojmë fruta si molla, ato na japin një efekt qetësues, krijojnë më tepër energji dhe rritin nivelin e përgjithshëm të lumturisë. Këtë gjë e rekomandojnë edhe kërkuesit britanikë.

Spinaqi

Spinaqi përmban acid folik, i cili largon depresionin dhe pakëson ndjesinë e dobësisë së përgjithshme. Përpiquni ta përdorni spinaqin në gatimet tuaja, duke u dhënë atyre tjetër pamje dhe të tjera vlera ushqimore.

Kërpudhat

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur me depresionin, sipas një studimi të Universitetit të Melburnit. Shtojeni larminë e produkteve në tryezat tuaja duke gatuar kërpudha, pasi kanë shumë vitaminë D.

Kafeja

Nuk është një sekret që kafeja të rrit lumturinë, pasi shumë persona e përdorin si sekretin e energjisë në fillim të çdo dite. Me rritjen e konsumit të kafesë, ulet dhe rreziku i prekjes nga depresioni.

Fasulet

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, nivelet e ulëta të magnezit lidhen me energjinë e paktë. Konsumoni ushqime të pasura me magnez, si për shembull fasulet, dhe do të ndiheni shumë energjik gjatë gjithë ditës.

Arrat

Konsumi i arrave mund të përmirësojë funksionimin e trurit. Nivelet e larta të antioksidantëve vitaminat dhe mineralet tek arrat bëjnë mrekullinë e lumturisë në trupin tuaj. Gjithashtu arrat janë të pasura me një acid që është bazë për omega-3.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Mos e kanë fajin hormonet?

Mos e kanë fajin hormonet?