Urdhëri i Bideni që do ta zbusë krizën e çmimeve të naftës në SHBA

E publikuar: 31/03/2022 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Joe Biden

Joe Biden ka mbajtur një fjalim gjatë të cilit ka trajtuar rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai urdhëroi lëshimin e një milion fuçi nafte në ditë nga rezerva strategjike të naftës e vendit për gjashtë muaj për të kontrolluar çmimet e energjisë në SHBA.

Biden tha se firmat e naftës që ulen në puse boshe ose qira të papërdorura do të duhet të fillojnë të prodhojnë ose të paguajnë për mosveprimin e tyre, raporton BBC.