Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh

E publikuar: 01/05/2024 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Liburn aliu

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali.

Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.

Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.

“Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin dhe punimimin e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje./GE