UNICEF: Fëmijët në Gaza që vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi

E publikuar: 26/03/2024 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e OKB-së për fëmijët ka thënë se fëmijët në Gaza po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi.

Përmes një shkrimi në “X” kjo agjenci tha se organizatat e ndihmës duhet të kenë akses të plotë për të arritur tek njerëzit në nevojë.

“Organizatat e ndihmës duhet të kenë akses të plotë dhe të sigurt për të arritur fëmijët dhe familjet në nevojë kudo në Gaza”, thuhet në shkrim.