Unë kam një ëndërr! Ne kemi një ëndërr!

E publikuar: 16/01/2021 06:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rizgjimi i përjetshëm i Martin Luter Kingut

Nga Namik Selmani

Marre nga libri “Endrra amerikane”

Më 15 janar të vitit 1929 lindi n Amerikë Martin Luter King që ciësohet një nga nismëtarët më të dalluar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për nder të tij në Amerikë është dhe një ditë zyrtare që quhet Dita e Martin Luter kingut”

Kur bëja atë rrugë dhjetrametërshe për të shkuar në atë shkollë të vogël të atij qyteti e kur isha vetëm 13 vjeç, diku në sheshin qëndror të Vashingtonit, i paharruari

Martin Luter Kingu do të mbante fjalimin historik me atë temë të bukur ëndërrimtare “UNË KAM NJË ËNDËRR” ose e thënë anglisht “I HAVE A DREAMS!”
Unë në atë kohë as që mendoja se ç’bëhej në botë aq më shumë në Amerikën e lirë dhe me shumë ide për të ardhmen.

Martin Luter Kingu është vetë Amerika. Është ëndrra amerikane që secili e sheh që kur vjen në tokën e saj. PO kjo ëndrr nuk ishte kaq e bukur para se të lindtë një kolos si martin Luter Kingu . Sot ka dhe një ditë përkujtimore për të

E natyrisht, edhe unë kisha shumë ëndrra aso kohe edhe pse nuk kisha një tribunë ku t’i thoja dhe të mbroja atë që kërkoja. Dhe e dini se cila ishte ëndrra ime e atij viti?? Të kisha një shishe bojë shkrimi më tepër. Shpesh nga rruga dhe nga ndonjë lojë fëminore që bënim, boja që mbanim në duar për ta dërguar në shkollë mund të derdhej. Në shkollë do të vazhdonim dialogun me diturinë, e, kur derdhej boja, nuk gjendej lehtë. Mbase do të doja edhe pak më shumë fletore se mbaroheshin duke bërë të gjthë detyrat. Sytë tanë ishin aq shumë të dritëzuar dhe të uritur për shkronjën që sikur vallzonte në sytë tanë dhe në trupat tanë shpesh edhe të uritur.

Ah, po, një ëndërr tjetër më lindi kur më dhanë që të vishja një kostum popullor kombëtar, me të cilin dola në një për të recituar poezitë e para në një tribunë që kishte më shumë lule.

Po vihesha para qytetit për të recituar poezinë e parë. Nuk e di se kush ishte fotografi i asaj dite, po do të doja që ta kisha të paktën foton e asaj feste që e pashë pas disa ditësh në një nga stendat e shkollës dhe më vonë m’u fut në kujtesë.

Ëndrra krahëkëputur e një shisheje bojë bashkohej me dritën . me dritën e dobët dhe shpesh të munguar. Bash si të ishim migjenianë “PAK DRITË O SHOK, O MIK, O VËLLA!”

ISHTE NJË LLOJ KLITHME
KOMBËTARE. Ndërsa drita që kërkoja unë lidhej me centralin e vogël të qytetit që, sikur rënkonte kur qyteti me kaq shumë dritare shtëpishë, shkollash, spitalesh, dyqanesh donte më shumë dritë e ai nuk i jepte dot.
Rrugët nuk duhet të ishin dritëzbehta, që ne të ndërtonim një të nesërme më të ndriçuar më të fortë . Doja që t’i jepja ëndrrës pasaportën e saj të parë, të dytë..

Pak më vonë unë mora një diplomë mësuesie dhe mesazhi i fuqishëm frymëzues i Martin Luter Kingut do më vinte më i plotë, më fisnik. Tashmë kisha edhe një detyrë të bukur e të vështirë para meje. Kisha para syve në bankat shkollore nxënësit e mi të shkollës së mesme. E gjëja më e pakët që mund të bëja, ishte që të diskutonim për të ose edhe të jepja disa rreshta përmendësh që do ta pasuronin fjalorin e tyre kulturor kur të shkonin në shtete të tjera.

Edhe sot ai na vjen goditshëm si një det i dallgëzuar në sy, në varg, në fjalë, në kujtesë, në atë gjëra të dobishme. Me që dëshirëne madhe e të bukur që të kishim më shumë Ura e të mos kishte gjerdhe për qytetarët e botës.
Ura, të cilat shkojnë shpesh deri në kufinjtë e mrekullisë.

Nuk ka rëndësi pjesa e formimit historik të tij që nuk është i ka shpëtuar atij fjalimi, por mesazhi dhe koha kur u tha. 1963-ta do të hapte dyer shekujsh. Do të bëhej pjesa e ëndrrave të njeriut të thjeshtë për një botë të drejtë, të paqtë, pa luftra, për një botë të begatë, për një botë të bukur.

Mesazhi i Martinit ishte emancipimi i një shoqërie, qoftë ajo amerikane qoftë edhe në çdo cep të botës., pavarësisht ngjyrës së lëkurës, gjendjes ekonomike, vendit ku banonte.

Duke ndjekur sot kronikën e plotë të fjalimit të asaj dite na bien në sy disa gjëra të bukura e të veçanta. Operatori që regjistronte me kamera fjalimin, herë pas here jepte portretet e të rinjve e të rejave amerikanë që, në vend të duartokitjeve, shumë herë kishin zgjedhur meditimin për ditët që i prisnin në jetën e tyre. Sy ëndërrimtarë deri në pakufirin njerëzor. Në vitin 1968 vetëm 5 vite më vonë në pritjen që ish-presidenti Xhon Kenedi do iu bënte astronautëve që shkuan për herë të parë në hënë do t’u thoshte atë thënie-monumentale sa për mijëra ëndrra të njerëzve të thjeshtë .

Në se dikush priste të dëgjonte e të shihte vetëm atë urim protokollar për atë që ata kishin arritur në të gjithë horizontet e jetës së një kombi. Ai shkoi më tej dhe tha: “NE DUAM QË TË DËRGOJMË JO VETËM NJË OSE DY NJERËZ NË HËNË, PO NJË KOMB TË TËRË . Pa koment! Edhe kombi ynë e ka këtë ëndërr. Mbase duhet nisur nga Ëndrra e Bashkimit ose e një mbrothësie më të madhe.

E pamë këtë ëndërr në fytyrat e shqiptarëve në Sheshin “Skënderbej“ në vitin 1990 kur në atë shesh do të fliste mes një gëzimi të papërshkruar e një shpresë të madhe Bejkeri. Do të shfaqej disa vite më vonë kur Shqipërinë do ta vizitonte ish Presidenti Xhorxh Bush. Në Kosovë kjo shpresë do të ndizej si ëndërr lirie.

Ëndërr e madhe e lirisë u zgjua me një tjetër president si Bill Klintoni që edhe sot e kësaj dite është Heroi I pazëvendësueshëm i shqiptarëve. Në të dy rastet sytë e goja e shqiptarëve kishin një kryefjalë “Ne e kemi një ëndërr”.

Se sot e kah mot të gjithë me zë të lartë e me zë zemre do të themi sërish E KAM NJË ËNDRR -I HAVE A DREAMS
Në një nga pjesët e fjalimit të tij është ky fragment. Sa shumë ide ka ai për të gjithë kohërat! Sidomos për pushtetin. Se një drejtim jo i mirë i pushtetit, si ndodh rëndom në Shqipërie, mund të vrasë sa e sa ëndrra të njerëzve të thjeshtë ose mbarë një popull: Ja, sa bukur e ka thënë ai në atë kohë: “Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi, të cilët qëndrojnë në pragun që të çon në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e urrejtjes.”
Luter Kingu mund të quhet me gjuhën publicistike “Themelues i ëndrrës sociale”. I një ëndrre për barazi dhe drejtësi. Përtej asaj ëndrre që është marrë si studim shkencor. I asaj ëndrre që sot mund ta quajmë edhe “Horizonti i paprekur i një bote”
Ëndrra që thur e që kërkon që të bëhet realitet për Luter Kingun dhe për ata mijëra njerëz në sheshin e Vashingtonit, në mbarë Amerikën, ka pika takimin dhe ndarjeje me atë të Frojdit. Për secilin individ, grupim social, komb madje edhe për mbarë botën, ka një ëndërr më shumë.

Vetëm Metafora e ndërprerjes së jetës, e lë në mes ëndrrën
Një ëndërr që s’duhet t’i zërë lesën e gardhit të fqinjit për ta dërguar më larg gardhin e për të fituar qoftë dhe dy metra më shumë në bahçen tënde.

Dikur me një grup shkrimtarësh bëmë një vizitë në një shkollë të mesme.
Gjëja e parë që mund të mendohet në këtë takim është fjala e shkrimtarit për veprat e tij për të nesërmen. Unë zgjodha një klasë.
Intuita e mësuesit e “braktisi” pak poetin në atë ditë. Në një klasë mature ku më ra rasti të futem, i kërkova miqësisht nxënësve që të bënin qoftë edhe me disa rreshta një ese letrare me temë “Sikur të isha kryetar i bashkisë së qytetit tim”:
Njësoj sikur të thoja “Unë kam ëndërr të bëhem kryetar i bashkisë së qytetit tim”

Dhe e bënë. Dhe e bënë shumë mirë. Si poetë dhe sociologë. Dikush shkroi dhe një poezi. Ata ishin vetë 18 vjeç . pak të pjekur, por edhe pak trazovaçë. Rebelë të bukur të moshës që kishin në supe.
Të them të drejtën e kisha në mendje atë thënie- lapidar të Martin Luter Kongut “ Unë kam një ëndërr” Dhe ata shkruan bukur me mjaft ide.

Sa bukur do ishte që ato ide që lidheshin me të nesërmen e prindërve të tyre, të atyre vetë, t’i kishte në tavolinën e tij të punës dhe kryetari i ri i bashkisë!

“Unë kam një ëndërr” , ishte dhe mbeti kryefjala dhe simbolika e një shoqërie emancipuese, demokratike. Është një simfoni e shpirtit të lirë njerëzor.
Thuhet: “Vend i mjerë! Trembet kush e sheh veten! Këtu dëshpërimi u bë zakon dhe modë :
Në morinë e ëndërrimtarëve të mos biem në grackën e dëshpërimit. Ndodh nganjëherë se je i kapur si në skenën shekspiriane që është shfaqur që para 400 vitesh në një skenë të Makbethit

Brenda ëndrrës ngjizjes dhe realizimit të saj, është dhe ideja e patriotizmit. Ka mbi 2000 vjet që në mendjen dhe në gojën e mërgimtarëve të botës citohet në mënyra të ndryshme thënia e Cicëronit “Ubi bene, ibi patria! (ku ndjehem mirë, është atdheu im)
Bota ka shumë ëndërrimtarë, po jo të gjithë janë guximtarë që ta dërgojnë ëndrrën në kufinjtë e prekjes.

Manifesti i Luter Kingut është një poemë ku ka shumë energji, ka shumë retorikë të kapshme, ka shumë filozofi si ka dhe një realitet që ne e prekim çdo ditë në jetën tonë të prindërve e të atyre që nuk kanë lindur ende.

Ishte dhe mbeti një arkitekturë shekujsh që nuk kanë ardhur akoma në botën njerëzore.
Kanë kaluar më tepër se një gjysëm shekulli nga ajo ditë historike kur u lakua ajo fjali. Shumë gjëra për mbarë kanë ecur në botë, në Amerikë. Por prapë mesazhi i asaj dite është i fortë në atë që duhet bërë, se të gjthë kemi dhe do te kemi një ëndërr të re që do punë, sakrificë. Dhe optimizmi i Martin Luter Kingut është më se i qartë.

Të gjithë e dimë dhe e besojmë pa mëdyshje se sa mundim duhet që të realizohet një ëndërr. Një ëndërr që njerëzit të duan njëri- tjetrin. Që të bëhen më të lehta ngjitjet në malet e lartë dhe në fund sërish t’i kthejmë zotit gjënë më të bukur që na dha, DASHURINË për gjithçka na rrethon.

Ëndrra jonë është shumë e madhe dhe njerëzit shumë herë tremben kur shohin dhe mendojnë se sa thellë brenda shpirtit të tyre jane ëndrrat e tyre “të vogla”që nuk i lejon të shikojnë ëndrrën e madhe. Në çdo epokë duhet të ketë njerëz që, me guximin e ëndrrës së tyre të tërheqin drejt mbarësisë një komb të tërë.
“Unë kam një ëndërr sot. Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.”

Jeta është karvanim ëndrrash , por kur sheh se si kanë sakrifikuar të tjerët për ta prekur atë, edhe ti e ke më të lehtë.

Edhe ne, shqiptarët e kemi më të lehtë