Ukraina çliron disa territore në Donetsk, pasi Wagneri po ia mësyn Moskës

E publikuar: 24/06/2023 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rusia

Kievi ka çliruar territore pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetsk, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

Oleksandr Tarnavsky, komandanti i grupimit strategjik operacional Tavria, foli për agjencinë kombëtare të lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, shkruan TheGuardian, duke cituar mediet ukrainase, transmeton Klankosova.tv.

“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, shkroi Tarnavsky në Telegram të shtunën.

“Ka suksese dhe përparime të prekshme.”

Ndonëse, The Guardian ka thënë se nuk mund t’i verifikojë këto pretendime.