Turisti vdes nga sulmi i elefantit në Parkun Kombëtar të Zambisë /Video

E publikuar: 03/04/2024 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një turist amerikan u vra pasi një elefant sulmoi veturën, e cila gjendej në Parkun Kombëtar Kafue në Afrikë.

Elefanti thuhet se u nda nga tufa për të ndjekur automjetin, të cilin e shtyu dhe ktheu përmbys.

Sipas shefit ekzekutiv të Wilderness, Keith Vincent, 4 persona kanë marrë lëndime të lehta, një person ka marrë plagë të rënda dhe një amerikan 80-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Vincent theksoi se shoferi veturës ngadalësoi shpejtësinë sepse rruga u bllokua nga bimësia.