Tubim madhështor i AKR-së në Prishtinë. Pacolli ka në plan zhvendosjen e UP-së dhe aty ta ndërtojë një qendër islamike

E publikuar: 03/10/2017 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re sot përmes një tubimi madhështor në Prishtinë, ka hapur solemnisht Fushatën elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, ku qytetarë nga të gjitha grup-moshat, mbështetës e aktivistë të partisë, ishin mbledhur për ta përkrahur kandidatin e AKR-së për Kryetar të Prishtinës, z.Selim Pacolli.

Duke e shpalosur programin e Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, kandidati për të parin e kryeqytetit z.Selim Pacolli u zotua se do t’i përmbush me sinqeritet e besnikëri pikat programore të AKR-së.
“Do të jem në dizpozicionin tuaj. Bashkë me asamblesitët tanë do t’ia sjellim ndryshimet e nevojshme Prishtinës. Rinia do të jete fokusi im, prandaj do të krijoj kushte të përshtatshme për implementimin e projekteve të mëdha të cilat tashmë janë të përcaktuara me programin e AKR-së”. Pacolli e ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës duke spjeguar kështu vizionin e qartë zhvillimor të AKR-së. Ai ka shtuar se Prishtina mund të bëhet qytet ku njerëzit do të jetonin me dinjitet, siguri dhe mirqenie bazike.

Me një fjalë rasti, qytetarët i përshëndeti edhe i pari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, i cili theksoi se Prishtina dhe Kosova janë të pasura me një resurs të pazevendësueshem. “Rinia e jonë e mrekullueshme është ky resurs. Ne do të vazhdojmë implementimin e projekteve të ndryshme”, tha Presidenti i AKR-së, duke theksuar se Selim Pacolli është njeriu i duhur për Prishtinën. “Selimi ka vizion për ta shndërruar Prishtinën në një kryeqytet me zhvillim ekonomik, infrastrukurë të përshtatshme, ku do të zbatohen projektet e mëdha dhe do të zgjidhjen shumë probleme” shtoi ndër të tjera, Presidenti i AKR-së.

Tubimi më pas ka vazhduar edhe me prezantimin e kandidatëve të AKR-së për asamblenë komunale të Prishtines, ndërsa të pranishëm në këtë tubim ishin edhe Albena Reshitaj ministre e mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Flamur Sefaj ministër i punëve të brendshme, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, deputetët Labinot Tahiri, Islam Pacolli, sekretari i pergjithshem i partisë Vesel Makolli dhe shumë të tjerë.