Trump: Plani i Hillary Clintonit për Sirinë do ta ndezë Luftën e Tretë Botërore

E publikuar: 26/10/2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se plani i politikës së jashtme të rivales së tij demokrate, Hillary Clintonit, do ta ndezë Luftën e Tretë Botërore.

Ai, po ashtu ka thënë se SHBA-ja duhet të përqendrohet në mposhtjen e ISIS-it, në vend se të përqendrohet në rrëzimin e presidentit sirian, transmeton Express.

Ndërkohë, Hillary Clinton ka propozuar që avionët ushtarakë të mos fluturojnë mbi Siri. Por, shefi kryesor ushtarak i SHBA-së ka thënë se kjo do të mund të ndillte konflikt me avionët ushtarakë rusë në rajon.

“Do të përfundojmë në Luftë të Tretë Botërore për Sirinë, nëse e dëgjojmë Hillary Clintonin,” ka thënë Trump.

“Nuk po e luftoni Sirinë më, jeni duke e luftuar Sirinë, Rusinë dhe Iranin,” ka thënë Trump, nw komente drejtuar Hillary Clintonit.