Trump paralajmëron se e gjithë fuqia e ushtrisë amerikane do të bie mbi Iranin nëse SHBA-ja sulmohet

E publikuar: 15/06/2025 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA nuk është e përfshirë në konfliktin më të fundit mes Izraelit dhe Iranit.

“SHBA nuk kishte asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit, sonte,” ka shkruar Trump në një postim në Truth Social.

Irani ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos ndihmojnë Izraelin në ndalimin e sulmeve hakmarrëse të Teheranit, por Trump kishte dhe nje mesazh për këtë.

“Nëse do të sulmohemi në çfarëdo forme apo mënyre nga Irani, e gjithë fuqia dhe forca e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele që nuk janë parë kurrë më parë,” shton Trump.

“Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit dhe ta përfundojmë këtë konflikt të përgjakshëm!!!”, përfundoi postimin e tij Trump.