Trump e largoi, Biden e rikthen, Albright merr një detyrë të rëndësishme në Pentagon

18.11.2021 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump e largoi, Biden e rikthen, Albright merr një detyrë të rëndësishme në Pentagon

Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, u betua si kryetare e re e Bordit të Politikave të Mbrojtjes të mërkurën, njofton Pentagoni. Ky emërim vjen pothuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Albright është kryetarja e parë e bordit që kur Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin filloi rishikimin e tij të komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti. Në fillim të shkurtit, Austin shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump spastroi pozitat udhëheqëse nga disa ekspertë të vjetër të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë Albrightin, ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.

Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja Albright do të kthehet si kryetare e tij. Ajo shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit nga viti 1997-2001.

“Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Departamenti po përshtatet me natyrën e ndryshueshme të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara çdo kundërshtari të mundshëm”, tha Albright në një deklaratë. “Mezi pres të bashkëpunoj me kolegët e mi në DPB për të ofruar këshillat tona të pavarura mbi gamën e plotë të çështjeve të politikave me të cilat përballet Departamenti.”

Deri tani, Albright është e vetmja anëtare e Bordit të Politikave të Mbrojtjes, sipas faqes së internetit të Departamentit të Mbrojtjes.

Bordi i Politikave të Mbrojtjes është një grup i jashtëm këshillues i ish-zyrtarëve të profilit të lartë të sigurisë kombëtare të cilët “i japin Sekretarit të Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretarit të Mbrojtjes, këshilla dhe opinione të pavarura të informuara me çështjet e politikës së mbrojtjes në përgjigje të detyrave specifike të caktuara nga vet Sekretari i Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes”, thuhet në faqen e saj.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Janë disa pista të hetimit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Janë disa pista të hetimit

Abdixhiku për sulmin në Gllogjan: Më shumë se krim, autori të sillet para drejtësisë

Abdixhiku për sulmin në Gllogjan: Më shumë se krim, autori të sillet para drejtësisë

Memli Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër, autori të sillet para drejtësisë

Memli Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër, autori të sillet para drejtësisë

Zbulohen detaje të tjera: Vrasësi në Deçan i maskuar gjuajti në drejtim të autobusit

Zbulohen detaje të tjera: Vrasësi në Deçan i maskuar gjuajti në drejtim të autobusit

Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan: Autobusi ku mbetën të vrarë katër persona

Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan: Autobusi ku mbetën të vrarë katër persona

Reagon Haradinaj pas tragjedisë në Deçan: I trishtuar nga sulmi kriminal

Reagon Haradinaj pas tragjedisë në Deçan: I trishtuar nga sulmi kriminal

Dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan

Dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan

Tre viktimat në Gllogjan: Shoferi, një vajzë dhe një djal 17 vjeç

Tre viktimat në Gllogjan: Shoferi, një vajzë dhe një djal 17 vjeç

Gjuhet një autobus me nxënës në Gllogjan, dyshohet për një të vrarë dhe disa të plagosur

Gjuhet një autobus me nxënës në Gllogjan, dyshohet për një të vrarë dhe disa të plagosur