Lajmet

Tronditet tregu i mishit – Sëmundja e gjedhit mbyll një pjesë të thertoreve, verilindja më e rrezikuara

05.08.2016 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tronditet tregu i mishit – Sëmundja e gjedhit mbyll një pjesë të thertoreve, verilindja më e rrezikuara

Urdhri i Ministrit të Bujqësisë për të mos lejuar tregëtimin dhe lëvizjen e mishit të gjedhit për shkak të sëmundjes së dermatozës nodulare ka bërë që shumica e thertoreve dhe dyqaneve ta përjashtojnë mishin e gjedhit. Ato tregëtojne vetëm mish derri dhe pule, pasi kjo kategori nuk preket nga kjo sëmundje. E megjithatë mjaft qytetarë e mendojnë këtë alarm si një lojë të segmenteve të ndryshme të politikës për ti dhënë prioritet importit të mishit të gjedhit, ndaj dhe vijojnë të pashqetësuar të blejnë në pika informale.

Alarmi i autoriteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe ekspertëve të BE për sëmundjen e gjedhit që ka prekur në masë Shqipërinë dhe vendet e rajonit, ka bërë që mjaft thertore dhe dyqane të mishit ta reduktojnë këtë produkt.

Vëzhgimi i Ora News në zonën e Institutit në Kodër Kamëz ku ka një përqëndim më të madh të aktiviteteve të therjes dhe tregëtimit të mishit, tregon se një pjesë e madhe e thertoreve nuk tregtojnë mish gjedhi.

Tregtari: Pas shqetësimit të ngritur tregtojmë vetëm mish derri. Kemi certifikatën e  sigurisë, unë jam dhe mjek veteriner.

Qytetarja: Kemi frikë, se ka dalë me sëmundje.Këto ditë nuk kemi blerë, i kemi mbyll të gjithë dyqanet e mishit.

Qytetari: Kemi frikë të blejmë mish, se është i infektuar.

Por jo të gjithë konsumatorët mendojnë kështu. Ka nga ata që nuk janë të shqetësuar nga situata në treg dhe blejnë mish gjedhi në pika informale.

Qytetari: Kam blerë mish lope. Këto lojëra i bëjnë vetë politikanët se kanë hall të me shit nga tregu i jashtëm, janë tregtarët e fortë atje që përdorin këto gjëra. Lopët nuk kanë asgjë.

Vetë biznesi e sheh ketë aksion si masë të ashpër të Qeverisë që po rëndon direkt në aktivitetin e tyre, duke shprehur hapur doza mosbesimi se kjo sëmundje ekziston vërtet.

Kasapi: Ai nuk e ka zbuluar ku është sëmundja. Unë jam qytetar, kam lopë tek shtëpia. Ai se ka zbuluar akoma ku është sëmndja. Nëqoftëse kishte vaksinë, pse nuk ka ardhur që t’ua bëjë lopëve ke shtëpia. Mbylle fare, mos ma jep fare licencën, mbylle njëherë e mirë, do ta bëjë kovaçhane.

Ministri Panariti ka kritikuar punën e AKU-së dhe policisë, duke ju kujtuar atyre se duhet të mbyllet çdo pikë thertorje dhe dyqani që tregëton mish gjedhi.

Pas një urdhri të tillë pa afat, duket se është kohë e artë për tregëtarët e pulave.

Tregtari: Blejnë pula, ngaqë janë mbyllur dyqanet e mishit, ecin pula.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje