TrePharm #KUJDESET për Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës

23.09.2015 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
TrePharm #KUJDESET për Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës

Shumë shpejtë Shoqata e Pensionerëve të Kosovës aktivitet e saja do ti zhvillojë në objektin e renovuar e cila do të financohet nga  fondi i grumbulluar i fushatës së bamirësisë #KUJDESEMPERTY  e mundësuar nga TrePharm.

TrePharm ka lansuar fushatën e saj të bamirësisë #KUJDESEMPERTY  ku për cdo produkt të shitur TrePharm do të ndanë 3 cent  për Shoqatën e Pensionistëve  të Kosovës.  Me fondin e grumbulluar nga fushata #KUJDESEMPERTY  do të mundësohet renovimi i objektit  të Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë zhvillojnë aktivitet e tyre në objektin i cili është në  gjendje të vështirë për të zhvilluar aktivitet e saja ditore. Shuma e dedikuar për këtë kampanjë është 30,000 euro, ndërsa qëllimi i kësaj kampanje është që të arrihet vlera deri në 50,000 euro.

“Njëra prej qështjeve prioritare për TrePharm është  Lumturia e Njeriut, zhvillimi social dhe mbrojtja e mjedisit. TrePharm ndihet shumë krenare  të mbështetë Komuntetin e Shoqatës së Pensionerevë përmes kampanjës së bamirësisë  #KUJDESEMPERTY ku  fondi i grumbulluar nga kjo fushatë do të përdoret për renovimin e objektit të Shoqatës Së Pensionerëve,  qëllimi tjetër i rëndësishëm  është krijimi i mundësisë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen kontribues për këtë komunitet” – ka thënë Drejtori Ekzekutiv  Mërgim Prishtina.

mergimi-710x500

Ditët tona të punës, profesionit, angazhimeve kanë qenë ditët më të mira të jetës për të gjithë Ne, gjyëshërit tuaj, Prindërit e tuaj – Pensionistë, mirëpo edhe pse tash jemi  Pensionistë Ne akoma vazhdojmë të punojmë dhe të agazhohemi  me përkushtimin e njejtë në aktivitetet tona të ndryshme për tu munduar të gëzojmë  jetën  njejtë si ju, e gjithashtu  edhe për ti shërbyer këtij vendi aty ku mundemi Ne.  Mbështetja nga TrePharm është një dhuratë shumë e rëndësishme për komunitetin tonë, renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionerëve ka qenë njëra nga objektivat tona më të rëndësishme mirëpo për ta realizuar atë ka qenë gati e pamundur për ne, gjithashtu  akoma më e mirëseardhur është edhe  mbështeja dhe kujdesi i gjithë qytetarëve për komunitetin tonë.” – tha drejtori i Shoqatës së Pensinerëve të Kosovës- në Prishtinë – Z.Shaip Vitia

Ideatorët dhe implementuesit e fushatës Republika Communications njoftojnë se TrePharm gjithashtu profilin zyrtarë të saj në Facebook do të ja dedikoj këtij komuniteti, duke i ofruar hapësirën për publikim të thënieve të menqura, fjalëve të urta të Gjyshërve apo Prindërve Pensionerë të të gjithë  komunitetit.

Ngjarja publike për lancimin  zyrtarë të kampanjës #KUJDESEMPERTY do të mbahet sot në Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës, në fillim prej orës 15:00.

Kjo kampanjë është kampanjë njëvjeqare dhe zhvillohet në disa faza, në fazën e parë me fondin e grumbulluar do të renovohet objekti i Shoqatës së Pensionerëve në Prishtinë, e në fazat e tjera të kampanjës do të renovohen Shoqatat e Pensionerëve në Prizren, Gjilan e për të vazhduar më tutje në qytetet e tjera të Kosovës.

Për TrePharm – Trepharm është  prodhuesi i parë i barnave, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë. Fabrika posedon dy njësi të prodhimit, aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike si: tableta, kapsula dhe pluhura për suspension oral, ndërsa në proces të finalizimit është faza e dytë me linja të reja të prodhimit sic janë: format e dozuara sterile (ampullat, pikat për sy), format e dozuara jo sterile (shurupet e lëngshme, supozitorët), forma për përdorim të jashtëm (kremrat dhe yndyrat). Trepharm posedon edhe laboratorin për kontroll të cilësisë TreLab, i akredituar edhe për kontroll të kualitetit për palë të treta (barna dhe ushqim).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor