
Policia e Kosovës sot në pikën kufitare të Jarinjes ka kontrolluar një kamionetë të tipit IVECO, me targa vendore, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.
Vozitësi i kësaj kamionete ka tentuar ta korruptojë me 10 euro policin doganor, duke i future paratë brenda lejes së qarkullimit.
“Zyrtarët policor menjëherë kanë ndërmarr veprime ligjore dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Ndërsa në orën 11:00, policia ka njoftuar se në pikën e Merdares, është parandaluar që të futet mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes në Kosovë.
Në veturën Citroen me targa të Serbisë janë sekuestruar:
– 02 dy orë dore;
– 07 shtatë parfuma;
– 06 gjashtë palë Këpucë (patika);
– 01 palë trenerka komplet;
– 11 palë pantolla firma të ndryshme;
– 02 dy jakne si dhe
– 02 këmisha;
“Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.