Tottenhami monitoroi nga afër katër yje të Serie A

E publikuar: 21/02/2019 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham Hotspur ka dërguar skautët e tyre për t’i shikuar dy ndeshje të Serie A këtë fundjavë, pasi subjekt i tyre janë katër lojtarë.

Klubi londinez ka shkruar veten në histori pasi nuk ka transferuar asnjë futbollistë në afatin e fundit kalimtar veror dhe atë të janarit.

Megjithatë, në afatin e ardhshëm të verës, drejtuesit e Tottenhamit janë të interesuar të investojnë në skuadër.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Spurs janë gati të ‘blejnë’ në tregun italian për t’ia forcuar skuadrës Mauricio Pochettinos.

Ivan Perisic (Getty Images)

Kështu, drejtuesit e klubit anglez dërguar skautët e tyre në këtë fundjavë në Serie A për t’i ndjekur dy ndeshje, pasi janë duke monitoruar katër lojtarë.

Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Milanit dhe Atalantas, ndërsa ndeshja tjetër ajo e Interit me Sampdorian.

Në ndeshjen e parë drejtuesit e londinezëve monitoruan dyshen e Milanit, Suso dhe Franck Kessie, të cilët pëlqehen shumë.

Në anën tjetër, në takimin e dytë subjekt i tyre ishte Ivan Perisic i Interit dhe mbrojtësi i Sampdorias, Joachim Anderson. /Telegrafi/

Joachim Andersen (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)