Gjakova të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

E publikuar: 02/05/2024 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se nesër 03.05.2024 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të qytetit të Gjakovës.

Siç bëhet e ditur, kjo po bëhet për arsye të punimeve në kolektorin kryesor të rrjetit të kanalizimit në Qendër të Qytetit të Gjakovës.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë do fillojë nga orët e para të mëngjesit deri në përfundim të punimeve. Zona që do atakohet nga kjo ndërprerje e furnizimit me ujë, fillon nga Rr: ‘UÇK’ duke përfshirë pjesën Qendrore të Qytetit-Gjakovë, ‘Blloku i Ri’ si dhe Lagjja ‘Brekoc’.”