Thaçi: Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

E publikuar: 04/07/2020 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se me popullin amerikan, Kosova ndan vlera, parime , dhe vizion të përbashkët për një botë demokratike.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar Thaçi në Facebook-.

Thaçi po ashtu ka shkruar se Amerika ka mbështetur Kosovën në kohët më të vështira.

“Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë”, ka shtuar Thaçi më tutje.