Thaçi: Veprimi i opozitës i shëmtuar, nuk kanë argument të ballafaqohen me mazhorancën (Video)

22.09.2015 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi: Veprimi i opozitës i shëmtuar, nuk kanë argument të ballafaqohen me mazhorancën (Video)

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, në emisionin “Ora e Fundit” të Klan Kosovës, duke folur për ngjarjen e ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka dënuar rëndë veprimin e opozitës.

“Reagimi i deputetëve të opozitës, ka qenë i papranushëm, jo i duhur dhe i shëmtuar për Kosovën. Vetë ata që kërkojnë gjëra të tilla, raportime, e bllokojnë punën e Kuvendit”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

“Pengesa për të prezantuar, apo raportuar për marrëveshjet, kanë qenë pengesa të pajustifikushme dhe të dëmshme për opinionin publik kosovar. Por edhe një pamje e keqe e Kosovës përballë ndërkombëtarëve”, u shpreh Thaçi.

Seanca e ditës së sotme u ndërpre nga një aksion i opozitës ku ata gjuajtën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa.

Në seancën e ditës së marte Mustafa do të raportonte për marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel.

Mirëpo, pavarësisht që ai tentoi tri herë që në foltoren e Kuvendit të raportojë për këto marrëveshje, kjo gjë nuk u mundësua nga opozita.

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me malin e Zi, dyuke thënë se Kosovës nuk i është marrë asnjë pjesë e territorit të saj.

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, askush nuk mund të kontestojë kufinjtë e Kosovës. Nuk i është dhënë askujt asnjë metër katror e Republikës së Kosovs”.

Zëvëndëskryeministri u bënë thirrje opozitës që të kuptojnë me të vërtetë realitetin e Kosovës.

“Opozita nuk kanë argument që të ballafaqohen me mazhorancën. Unë ritheksoj se në vend të atakimeve të motivuara politikisht, ata duhet të ulen dhe të analizojnë marrëveshjet e jot ë flasin, duke mos ditur realitetin në Kosovë”.

Ai gjithashtu tha që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka arsye të ketë zgjedhej të parakohshme para vitit 2018. Çështja e Presidentit është çështje tjetër, ne duhet të plotësojmë marrëveshjet e arritura me partnerin e koalicionit”.

Kurse për kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit ai e shikon si qesharake.

“Tërheqja e nënshkrimit është çështja më qesharake, e më jo politike që mund të ndodh. Ai është shprehur se opozita është e pashpresë. Opozita është e pashpresë, e shohin vetëm zi, terr dhe jo progres”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit