Kryesore

Thaçi: Do të përkrahim projektet që identifikojnë nxënësit e talentuar

30.08.2016 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi: Do të përkrahim projektet që identifikojnë nxënësit e talentuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me drejtuesit e institutit “Atomi”, Jusuf Thaçin, drejtor ekzekutiv, dhe Edona Zogun, përgjegjëse për komunikim.

Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahje për institutin “Atomi”, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv pranë këtij instituti, Jusuf Thaçi, tha se projekti “Atomi” ka identifikuar çdo vit nxënësit më të talentuar dhe ka punuar me ata për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale.

“Nxënësit që kanë kaluar në projektin “Atomi” kanë shënuar suksese në botë, së fundi edhe duke fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës”, theksoi drejtori ekzekutiv i institutit “Atomi”, Jusuf Thaçi.

Ndërkaq, përgjegjësja për komunikim pranë institutit “Atomi”, Edona Zogu, ka njoftuar se projekti ka nevojë për mbështetje institucionale për të vazhduar përkrahjen për nxënësit më të talentuar të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vazhdimisht ka përkrahur këtë projekt dhe ka shprehur mbështetje për punën e tij.

“Projektet që synojnë përkrahjen e rinisë kosovare, veçanërisht nxënësve të talentuar, do të ketë gjithmonë mbështetjen e institucioneve shtetërore të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur