Lajmet

Thaçi sportistëve kosovarë në Rio: Ju tashmë jeni kampionë (Foto)

05.08.2016 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi sportistëve kosovarë në Rio: Ju tashmë jeni kampionë (Foto)

Ndër të tjera, është bërë e ditur se me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i pranishëm në Fshatin Olimpik ‘Rio 2016’, tha se ngritja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të tjerë botërorë përbën një moment historik për shtetin tonë.

Përmes një komunikate për media, zyra e presidentit ka bërë të ditur se numri një i vendit u ka uruar suksese sportistëve nga Kosova, duke thënë se ata tashmë janë kampionë.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Kjo është komunikata e plotë:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Rio të Brazilit, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”.

“Ngritja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të tjerë botërorë përbën një moment historik për shtetin tonë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Gjatë ditës, i pari i vendit ka takuar edhe tetë sportistë kosovarë, që ditëve në vijim do të marrin pjesë në gara të ndryshme.

Presidenti Thaçi u ka uruar sukses sportistëve nga Kosova, duke thënë se ata tashmë janë kampionë, meqë po përfaqësojnë për herë të parë flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio.

Ndërkaq, me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime kurtuazie me presidentë të një numri të madh shtetet që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe të atyre që nuk e kanë marrë nj vendim të tillë.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit.

Në mbrëmje, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, ku do të defilojnë edhe tetë sportistët nga Kosova.

tuacctuhacc

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë