Tensionohet situata rreth ishullit të Tajvanit

E publikuar: 03/08/2022 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Duke filluar nga mbrëmja e 2 gushtit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka kryer një sërë operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, po zhvillon manovra të përbashkëta ajrore e detare në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri, në jugperëndim dhe në juglindje të ishullit, po bën goditje me municion nga largësia në ngushticën e Tajvanit dhe po organizon prova të lëshimit të raketave konvencionale në ujërat lindore të ishullit të Tajvanit.

Gu Zhong, zv.shefi i Shtabit të Komandës së Zonës Lindore tha:”Ky operacion i përbashkët ushtarak është një masë e nevojshme e marrë për veprimet e rrezikshme të autoriteteve të ShBA-së dhe Tajvanit mbi çështjen e Tajvanit. Komanda jonë ka organizuar stërvitje të forcave të ndryshme me një sistem të plotë, si kontrolli i përbashkët, mësymje detare e tokësore dhe goditje ajrore, për të testuar në mënyrë të gjithanshme performancën e armëve e të pajisjeve dhe aftësinë e përbashkët luftarake të trupave, si edhe për të bërë përgatitje për të përballuar të gjitha krizat.

Paralajmërojmë ata që vizituan Tajvanin dhe forcat e “pavarësisë së Tajvanit” se trupat e Komandës së Zonës Lindore kanë besim dhe aftësi të plotë për t’iu kundërvënë të gjitha provokimeve dhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. ”

 

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!