Policia njofton pas një mosmarrëveshje mes dy personave, ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
I dyshuari kishte shtënë disa herë në drejtim të personit tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas policia njofton se ka gjetur tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur.
Rasti nën hetime.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & SULM
Prishtinë 05.11.2023 – 22:27 Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rastin vazhdon të hetohet.
















