“Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje”, Rama reagon për negociatat Kurti-Vuçiç në Ohër

E publikuar: 19/03/2023 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rama Vucic

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilat u zgjatën për më shumë se 11 orë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim. Ndaj, ai shpreson që kjo të mos jetë sipas tij një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit🇦🇱🇷🇸”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.