Lajmet

“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

23.09.2016 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

Letra që një djalosh 6-vjeçar me shtetësi amerikane i dërgoi presidentit Barcka Obama preku zemrat e mjaft qytetarëve në mbarë botë.

Aleksi i kërkonte shefit të Shtëpisë së Bardhe që t’i mundësojë udhëtimin për në shtëpinë e tij në New York Omran Daqneesh – djaloshi që tronditi botën me pamjen e tij pas një bombardimi të forcave siriane në Aleppo. Me fjalët e sinqerta të një 6-vjeçari, Aleksi thotë se është i gatshëm që ta strehojë Omranin në shtëpinë e tij, së bashku me familjen. Por ambasada amerikane në vendin tonë, ka zbuluar një detaj mjaft interesant i cili nuk dihej deri më tani. Aleksi 6-vjeçar është djali I dy prindërve shqiptarë.

Obama e bëri publike letrën në samitin e Kombeve të Bashkuara, ku iu drejtua anëtarëve të samitit “të gjithë duhet të jemi si Alex”.

Ja çfarë shkruan presidenti Obama për të. 

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij. Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.” Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.  Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim. Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

Presidenti Barack Obama

/Gazeta Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje